Zhbllokohet puna e Komisionit hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Kemi dërguar të gjitha kërkesat për informacion

Shqipëria

Zhbllokohet puna e Komisionit hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Kemi dërguar të gjitha kërkesat për informacion

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:59
Albana Vokshi

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi ka bërë me dije se sot janë dërguar të gjitha kërkesat për informacion të propozuara nga të dy palët e ekspertëve, edhe nga opozita edhe nga mazhoranca.

“Kjo është një pikë e parë e mirë për punën e komisionit. Kemi diskutuar në lidhje me një plan vizitash. Është dakordësuar që këtë javë dhe tjetrën në vijim, ndërkohë që pritet përgjigjja e kërkesave, u kemi lënë kohë 7 ditë institucioneve, është propozuar plani për vizitat në terren.

Është propozuar që të premten të zhvillojmë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe më pas do të vendosim për vizitë në 1 ose 2 qendra shëndetësore apo laboratorë.

Të martën të bëjmë një vizitë te spitali i Traumës dhe do të diskutojmë nëse do të vizitojmë një qendër shëndetësore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat