Komisionin hetimor për Shëndetësinë, opozita e mazhoranca “qetësojnë gjakrat” në Kryesi, Ndreca: Dakordësi për listën e dëshmitarëve

Shqipëria

Komisionin hetimor për Shëndetësinë, opozita e mazhoranca “qetësojnë gjakrat” në Kryesi, Ndreca: Dakordësi për listën e dëshmitarëve

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbyllet mbledhja e komisionit hetimor të Shëndetësisë.

Ndryshe nga herët e tjera kjo mbledhje zgjati pak dhe nuk u karakterizua nga debate.

Palët kishin rënë dakord paraprakisht në mbledhjen e zhvilluar në Kryesinë e vogël.

Nënkryetari Plarent Ndreca njoftoi se palët janë dakordësuar mes të tjerash edhe në lidhje me listën e dëshmitarëve.

Pjesë e diskutimit:

Plarent Ndreca: Na ka ndihmuar mbledhja e kryesisë për të bërë më eficente punën.

Jemi dakordësuar edhe për 80 përqind të listës së dëshmitarëve. Mendoj që nuk kemi humbur shumë kohë sepse kemi edhe dy muaj par, 21 korrik do kemi një raport nga komisioni. Ne duhet të marrim edhe informacione në institucione dhe më pas të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Albana Vokshi: Dua të mbyll këtë mbledhje. Të hënën që vjen do mblidhet Kryesia e vogël e Komisionit dhe do iu japim informacion më të detajuar për përfundimet në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat