Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, makina policie dhe autobote, çfarë po ndodh te Bashkia e Tiranës

Shqipëria

Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, makina policie dhe autobote, çfarë po ndodh te Bashkia e Tiranës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Mbahet sot në orën 11:00 protesta e tetë para Bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita në lidhje me dosjen “5D”.

Në terren shihen forca të shtuara policore të cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës.

Pranë bashkisë shihen edhe autobote, të cilat mund të përdoren në rast se tensionet shtohen.

Protestat e shkuara ishin të tensionuara, me hedhjen e molotovëve drejt godinës së bashkisë dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur rreth bashkisë, gardh i cili ka qenë çdo protestë e më i përforcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat