GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës së sigurisë, nuk pranohet as kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

Shqipëria

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës së sigurisë, nuk pranohet as kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:19
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Po ashtu GJKKO nuk pranoi kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ne seancën e sotme, prokuroret e SPAK kane paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë arrest ne shtëpi duke futur ne banese dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetaret italian te RAI.

Ndërkohë avokati i tij, Genc Gjokutaj thotë se kjo është lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit Berisha.

“Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që  arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës”, tha avokati.

Nderkohe i pyetur per rrezimin e kerkeses per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati tha: “Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat