“Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha se në Afrikë”, Këlliçi nga protesta e opozitës: S’do të tërhiqemi!

Shqipëria

“Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha se në Afrikë”, Këlliçi nga protesta e opozitës: S’do të tërhiqemi!

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Demokrati Belind Këlliçi paralajmëroi para Bashkisë së Tiranës se ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Nga protesta e opozitës ai tha se vjedhjet në bashkinë e Tiranës kanë qenë më të mëdha se në Afrikë.

“Erion Veliaj do të mbahet mend si simboli i vjedhjes dhe i hajdutërisë. Pra meje dolën shumë qytetarë. Unë në emër tuaj do të doja të kishit mbajtur një minutë heshtje për Tanush Mulletin, nipi i Qazim Mulletit. Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në bashkinë e Tiranës është më e madhe se në Afrikën e Jugut. Dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku ka marrë 700 milionë euro, Kujtim Qefalia 55 mln euro tendera për familjarët e tij. A e imagjinoni se sa para ka marrë Erion Veliaj.

Ne nuk tërhiqemi pa e çuar Veliajn aty ku e meriton. Ti vërtetë sot ke halle, por po të bëhet një hetim pasuror ty nga SPAK dhe për familjarët e ty, ti që rrahe gjoksin dhe the se ke punësuar 11700 punonjës. Të gjithë hajdutët janë në bashki.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat