Dyshohet se vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë 16 vite më parë, identifikohen dhe kapen dy autorët

Shqipëria

Dyshohet se vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë 16 vite më parë, identifikohen dhe kapen dy autorët

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin dy shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkëta mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë me homologët e Athinës, si dhe mes prokurorive respektive çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në zbatim të letër porosisë të dërguar nga Athina me qëllim identifikimin e dy autorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2008, në bashkëpunim me Prokurorinë rihapën hetimet për identifikimin e dy bashkautorëve të tjerë të vrasjes së 25-vjeçarit.

Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:

G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat