Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori

Shqipëria

Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit.

Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.

Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.

Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos.

Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat