“Revansh i sundimit të ligjit ndaj krimit”, Balla: Përgëzime policisë, u prangosën 2 të dyshuar për vrasje

Shqipëria

“Revansh i sundimit të ligjit ndaj krimit”, Balla: Përgëzime policisë, u prangosën 2 të dyshuar për vrasje

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:13
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se ministria që drejton synon që të sjellë revanshin e sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Balla ka përgëzuar Policinë për kapjen e dy personave në Korçë, që dyshoheshin për vrasje në Greqi, por edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin.

Përgëzime Policisë së Shtetit📍 Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat