Almer Toska: Protestat e opozitës vetëm para derës së Veliajt i shërbejnë Ballukut. Ja kush mund ta drejtojë opozitën

Shqipëria

Almer Toska: Protestat e opozitës vetëm para derës së Veliajt i shërbejnë Ballukut. Ja kush mund ta drejtojë opozitën

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:26
Almer Toska

Gazetari Almer Toska i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 tha se çdo protestë tregon se opozita është vitale, e ndihmon opozitën që të gjejë vetveten.

Toska tha se opozita po bën detyrën e saj si opozitë, duke i treguar shqiptarëve skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë dhe mazhorancës.

“Si është e mundur që opozita proteston vetëm te dera e Erion Veliajt? Janë bërë 8 protesta te bashkia e Tiranës dhe duket se opozita po i shërben lojës brenda PS-së, indirekt me apo pa dashje po i shërben Belinda Ballukut. Pse opozita nuk proteston para derës së Ballukut, edhe ajo i ka drejtorët në burg”, tha Toska, drejtues i portalit Timoni.al.

Sipas tij, të protestosh vetëm para derës së Veliajt nuk do të thotë se opozita po e bën detyrën e saj, pasi duhet të ketë një strategji gjithëpërfshirëse.

“Ata që protestojnë po sakrifikojnë, meritojnë respekt. Por ata njerëz nuk mund ti mbash vetëm te porta e Erion Veliajt, opozita duhet ta shpërndajë aksionin e saj opozitar”, tha Toska.

Mesazhet e Gabriel Escobar, Toska i konsideron si një mesazh të drejtpërdrejtë për Sali Berishën dhe familjen e tij.

SHBA i kërkuan Berishës të tërhiqen mbrapa, ai nuk e bëri këtë gjë, dhe SHBA nuk gjetën rrugë tjetër përtej asaj të shpalljes ‘non grata’. SHBA nuk pranon askënd të drejtojë opozitën që është i afërt me Sali Berishën”, tha Toska.

Ai tha se opozita duhet të zgjedhë një drejtues që të pranohet nga SHBA, nga ndërkombëtarët, pa të cilët opozita nuk mund të pretendojë të vijë në pushtet.

I pyetur nëse Gazment Bardhi është një emër që mund të drejtojë opozitës, Toska tha se po është një emër i mirëpritur edhe nga SHBA, por nuk dihet nëse e ka mbështetjen e Sali Berishën.

Toska tha se amerikanët nuk e duan Berishën të jetë aktor kryesor në politikë, pavarësisht se ai po bën betejën e tij.

Shqiptarët kërkojnë moral, besueshmëri nga opozita. Ndaj duhet një ekip me imazh të pastër, ekip të rinjsh, duke i dhënë shqiptarëve një alternativë ndryshimi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat