Opozita molotov drejt bashkisë/ Nazarko: Përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SPAK ndaj Berishës dhe Metës

Shqipëria

Opozita molotov drejt bashkisë/ Nazarko: Përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SPAK ndaj Berishës dhe Metës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:38
Mentor Nazarko

Një grup i vogël mbështetës të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, u mblodhën sërish të martën para godinës së bashkisë së Tiranës, për të protestuar.

Analisti Mentor Nazarko përmes një lidhjeje ‘live’ për ‘News Line’ në ABC News, tha se protesta e opozitës me molotov ndaj bashkisë së Tiranës, është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Është një përpjekje për të delegjitimuar punën e një qendre të rëndësishme të pushtetit që punëson 12 mijë vetë; problematizuar atë që opozita quan korrupsion në Bashkinë e Tiranës.

Synon po ashtu për të ushtruar presion ndaj SPAK, i cili ka hapur shumë fronte. Opozita kërkon përshpejtimin  procesit ndaj drejtorëve të arrestuar dhe shkuar lart tek Veliaj. Në këtë kuptim është një përpjekje për ta hequr vëmendjen ku SPAK sipas opozitës është duke u drejtuar kah Berisha dhe Meta. Është një përpjekje për të treguar asimetri të SPAK.”, tha Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat