Argita Malltezi në Krye të PD? Dashnor Sula: Do ishte rënie e fortë e kauzës opozitare

Shqipëria

Argita Malltezi në Krye të PD? Dashnor Sula: Do ishte rënie e fortë e kauzës opozitare

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:31
Deputeti demokrat Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula shprehet kundër idesë apo dëshirës së shprehur së fundmi që vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi të marrë drejtimin e PD-së.

Sula tha se kontributi i Argita Malltezit do të ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD-së, pasi kjo do rrëzonte kauzën e opozitës.

Sula është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

“Kontributi i zonjës Malltezi do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD dhe e gjithë opozitës. Kjo do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar, ne e bëmë provën me Lulzim Bashën dhe erdhi kur erdhi.

Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha i bën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula për A2Cnn.

Reagimi i deputetit demokrat vjen një ditë pasi vajza e ish-Kryeministrit nuk përjashtoi mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat