Manjani: Edi Rama e ka kthyer në institucion, bashkëpunimin me krimin që të mbajë pushtetin

Shqipëria

Manjani: Edi Rama e ka kthyer në institucion, bashkëpunimin me krimin që të mbajë pushtetin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:38
Ylli Manjani

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, avokati Ylli Manjani deklaroi se, Edi Rama e ka kthyer në institucion bashkëpunimin me krimin, me qëllim që të mbajë pushtetin.

Sipas Manjanit, Ramës i duhen këta njerëz që të marrë votat dhe fitojë dhe të mbajë pushtetin, dhe ndonjëherë hedh ndonjërin në burg, sa për sy e faqe.

'Trafiku i drogës është i stimuluar nga pushteti. Trafikimi i drogave të rënda, padyshim që është në interesin e krimit të strukturuar kriminal në pushtet. Pse? Sepse prodhon para dhe grupi kriminal i qeverisë i merr këto para për ti futur informalisht në ekonomi, me ndërtime me ç’të duash ti.

Me rroga e biznes të rregullt nuk bëhen këto gjëra. Përfituesi më i madh i këtij bashkëpunimi është qeveria.

Të gjithë bashkohen në një pikë, na duhet pushteti që të marrim para. Para me të cilat të blejmë pushtet dhe të rrimë në pushtet që të vjedhim në Shqipëri. Nën qeverisjen e Ramës është bërë shumë e dukshme.

Rama e ka thyer në institucion, që për të qëndruar në pushtet duhet të bësh këtë lloj aleance me këtë botën informale dhe punë e madhe se hedh ndonjë në burg. Bëj pak burg se nuk ka gjë.

Këtu e ka bazën ai njoftimi, ik se të erdhën, se ka detyrime ai.

Në këtë kulturë është shumë e vështirë të flasim për shtet, për hetime’, tha Ylli Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat