Opozita molotov drejt bashkisë/ Muça: Gjuha e dhunës, kulturë politike e Berishës! Rada: Ata luftojnë me muret

Shqipëria

Opozita molotov drejt bashkisë/ Muça: Gjuha e dhunës, kulturë politike e Berishës! Rada: Ata luftojnë me muret

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:56
Foto nga takimi

Simpatizantët e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë hodhën tymuese dhe molotov drejt godinës së bashkisë në kryeqytet.

Ajo pjesë, e cila mund të përbënte lajm në organizimin e sotëm ishte pjesëmarrja shumë e vogël e njerëzve, të cilët shkuan para bashkisë duke iu bindur thirrjes së dyshes politike Meta-Berisha.

Gazetari Flogert Muça theksoi se hedhja e molotovëve drejt bashkisë dëshmon kulturën politike të dhunës, që ka mbjellë ish-kryeministrin Sali Berisha, tashmë në arrest shtëpie për aferën “Partizani”.

“Hedhja e molotovëve dhe gjuha e dhunës, e para është prej nga ata vijnë, kultura e Sali Berishës, që është kulturë politike e dhunshme dhe një lloj shfryrje që ata bëjnë ndaj fatit të tyre, që janë katandisur në një grup njerëzish që i ndjekin nga pas. Duket se hidhni jo kundër bashkisë, por kundër fatit të tyre, është një papërgjegjshmërinë. Që në premisë ka një problem, ti po proteston për një çështje, e cila është në gjykatë”, theksoi ai.

Sipas Muçës, aksionet dhe sulmet e Berishës dhe Metës ndaj drejtësisë, kanë një qëllim “ata duan ta delegjitimojnë SPAK”.

Gjatë bisedës në “Ora e Fundit”, gazetari Ardit Rada u shpreh se militantët e opozitës luftojnë me muret dhe kjo sipas tij është pjesa më e trishtë që shikon publiku në protestën e opozitës.

“Duhet ta cilësojmë si pjesë të mirë të protestës, pjesëmarrjen e ulët. Këta luftojmë me muret dhe kjo është e trishtë. Janë përpjekje qesharake [referuar arrestit të Sali Berishës], ndërkohë që u bënë 5 muaj, që nuk je aktiv dhe nuk prodhon idenë dhe në rastin konkret i ke vënë kapakun”, tha ai.

Ai shtoi se grupet kriminale, të cilat janë goditur me urdhër të SPAK kanë vepruar në bastionet e Partisë Demokratike të Partisë së Lirisë, dikur LSI.

“Grupet kriminale që janë goditur nga SPAK, kanë qenë në ish-bastione të Partisë Demokratike dhe të ish-LSI-së”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat