Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu! Temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë

Shqipëria

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu! Temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 12 deri 25°C

-në zonat e ulëta 14 deri 29°C

-në zonat bregdetare 16 deri 27°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat