Dumani: Përjashtojeni emrin tim nëse doni! Prokurorët dashurohen me çështjet, dinë çdo detaj!

Shqipëria

Dumani: Përjashtojeni emrin tim nëse doni! Prokurorët dashurohen me çështjet, dinë çdo detaj!

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar zgjatjen e mandatit për prokurorët posaçëm, teksa u shpreh se aty ku nuk ka mandat s’ka qëndueshmëri në rezultate.

Drejtuesi i SPAK, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u shpeh se një prokuror dashurohet me çështjen e tij dhe e njeh në çdo detaj.

Madje, Dumani theksoi se “edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët”.

Altin Dumani: Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit.

Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.

Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat