Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali mesditën e kësaj të mërkure.
Një grua e moshuar 73-vjeç, ka humbur jetën pasi e ka zënë porta e shtëpisë së saj poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal Nissi në Varda Ilia, ku e mohuara ka dalë në oborr dhe teksa ka tentuar të hapë portën e madhe kjo e fundit ka rënë duke e zënë poshtë dhe si pasojë e moshuara ka ndërruar jetë.
Sipas mediave vendase 73-vjeçarja është gjetur e pajetë nga vëllai i saj i cili kishte shkuar për ta vizituar.
Trupi i saj është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Patrës për autopsi.