Juristi Jordan Daci në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Komsionin e Ligjeve.
Dumani u shpreh i vendosur për sa i përket vijimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni.
Në lidhje me aksionet e SPAK, Daci tha se “ S’do jetë larg dita kur do të kemi zhvillime brenda drejtësisë”, nërsa shtoi se situata në të cilën ndodhemi është shumë e nxehtë.
“Situata në të cilën ndodhemi është shumë e nxehtë. Vetvetiu presioni që politika po has me SPAK do hante debate. Përgjigja e SPAK më jep një kënaqësi dhe tregon se nuk ka problem nëse janë politikës, ose jo. Aty përballë kishte persona që janë në hetim, kishte subjekte hetimi në atë takim. SPAK ka konsoliduar mirë pozitat e veta. Aksionet e njëpasnjëshme janë histori suksesi. I takon gjykatës që të mbajë ekuilibrave dhe nëse gjykata dështon, nuk është faji i SPAK. Prokuroria e ka për detyrë të kërkojë më shumë. Edhe strategjia e prezantuar për krimin e organizuar, do ishte mbyllja më perfekte e një cikli për të vendosur drejtësi. SPAK është forcuar nga pikëpamja institucionale. Opozita dhe pozita janë në sulmin e SPAK. Nuk pretendojmë të vendosim 5 nga opozita e 5 nga pozita. Edhe mazhoranca nuk besj se i ka mbyllur hesapet. S’do jetë larg dita kur do të kemi zhvillime brenda drejtësisë. Vettingu ka pasur shumë pika të zeza, por megjithatë është drejt fundit. Vetting është një proces që duhet të vazhdojë. I vetmi problem që shoh, që është parimor, gjyqtarët e SPAK nuk duhen të jenë subjekt përgjimi. Kjo duhet rregulluar. Atyre duhet t’u sigurojmë pavarësi.”, tha ai.