Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se, para 4 vitesh padia është bërë për grup të strukturuar kriminal, në lidhje me këtë aferë të tmerrshme korrupsioni, duke iu referuar inceneratorit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij.
Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë.
500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë.
Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 200 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit.
Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia.
A ka hajdutë si këta mor miq?
Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste.
Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo?
Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës.
Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj.
Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal.
Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj.