Vota e diasporës, Celibashi: Regjistrimi i votuesve përmes një aplikacioni

Shqipëria

Vota e diasporës, Celibashi: Regjistrimi i votuesve përmes një aplikacioni

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:25
Ilirjan Celibashi

Këtë të mërkurë u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të kësaj mbledhje Celibashi u shpreh: “Kishte dy komponentë komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha ai.

KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë.

Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit.

Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit, sqaroi më tej Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat