Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Varianti më potencial për votimin e Diasporës mbetet ai me postë

Shqipëria

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Varianti më potencial për votimin e Diasporës mbetet ai me postë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:45
Damian Gjiknuri

Pas mbledhjes së grupit të punës për Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se variant që mbështet PS është votimi i shqiptarëve në diasporë nëpërmjet postës.

Ai theksoi se varianti i propozuar nga KQZ ka shumë elementë dhe në këtë kuadër duhen bërë disa analiza.

Damian Gjiknuri: KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik.

Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit.

Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor.

Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet varianti klasik i votimit me postë”, tha  ai.

PS është me parimin që jeton jashtë vendit, i cili i nënshtrohet dy tre hapave normal verifikues, që kanë të bëjnë me identitetin dhe adresave të tij, dhe nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar të mund të votojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat