Qëlloi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, Jakup Shahu i arrestuar para 6 muajsh për dhunë! Bëri vetëm tre ditë burg

Shqipëria

Qëlloi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, Jakup Shahu i arrestuar para 6 muajsh për dhunë! Bëri vetëm tre ditë burg

Më: 23 maj 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë.

Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.

Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu.

Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat