Presidenti Begaj pret në një ceremoni zyrtare homologen sllovene

Shqipëria

Presidenti Begaj pret në një ceremoni zyrtare homologen sllovene

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:16
Foto nga takimi

Presidenti Bajram Begaj pret në një ceremoni zyrtare homologen sllovene, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremonia zyrtare që sapo ka nisur do të pasohet me një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti iBegaj dhe Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat