olicia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në portin e Pireut që vinte me kontejner të mbushur me karkaleca nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.
Siç shihet nga pamjet mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e “Spartës”.
Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.
Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.