Pr.rezoluta për korrupsionin/ Spiropali: Mekanizëm që ka dalë nga procesi Screening. Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të çuar para reformat

Shqipëria

Pr.rezoluta për korrupsionin/ Spiropali: Mekanizëm që ka dalë nga procesi Screening. Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të çuar para reformat

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:37
Konferenca

Zbardhen të tjera diskutime në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për draft-rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj, ministrja për marrëdhëniet me shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se procesi i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë.

Spiropali: Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posaçëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe parlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat