Aksident i rëndë në Korçë, plagosen dy persona, gruaja në gjendje kritike

Shqipëria

Aksident i rëndë në Korçë, plagosen dy persona, gruaja në gjendje kritike

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin e Dardhës të Korçës. 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip Jeep ka dalë nga rruga dhe si pasojë dy personat që ndodheshin në të, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të plagosur.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të dëmtuar nga mjeti, duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat