Policia e Devollit arrestoi këtë të enjte 64 vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje
Sipas policisë 64 vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13 vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Gjyshi i të miturës tha për mediat se mbesa dhe 63-vjeçari komunikonin në telefonin e tij dhe lenin vendet e takimeve ku do të takoheshin.
“Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan (mbesa) erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh cfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen.
Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lek në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova”, tha gjyshi.
Sipas policisë 13 vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64 vjeçari ka kryer marrdhenie seksuale me të.
Gjyshi tha se 63-vjeçari rezulton një person problematic në fshat, ku më parë është dënuar për vrasje dhe përdhunimin e një gruaje.