“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”- Basha: Programi i PD-së ka në fokus luftën ndaj këtij fenomeni

Shqipëria

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”- Basha: Programi i PD-së ka në fokus luftën ndaj këtij fenomeni

Më: 23 maj 2024 Në ora: 17:22
Kreu demokrat Lulzim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste, gjatë takimet me grupet e punës ditën e sotme.

Basha shprehet se korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

Ndër të tjera ai deklaron se lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit PD-së.

Postimi:

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat