Martesa e dy grave në mes të Tiranës, Pastori Pano: Po synohet tjetërsimi i familjes. Agresiviteti i imponimit sa vjen dhe rritet

Shqipëria

Martesa e dy grave në mes të Tiranës, Pastori Pano: Po synohet tjetërsimi i familjes. Agresiviteti i imponimit sa vjen dhe rritet

Më: 23 maj 2024 Në ora: 21:43
Ilustrim

Pastori Akil Pano i ftuar në emisionin “Drejt” të moderuar nga Luan në ekranin e “Ora Neëës”, komentoi aktin e martesës të dy grave të komunitetit LGBTQIA+ në tarracën e Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë.

“Familja tashmë nuk është duke notuar në një oqean të qetë dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.

Por këto dinamika nuk e bëjnë thjesht një oqean të trazuar, por një oqean që synon të tjetërsojë ata që janë duke udhëtuar në këtë oqean. Pra, e kam fjalën për të gjitha kuptimet tradicionale të familjes.

Dhe kur flasim për ceremoninë  e martesës sipas Kodit është një martesë civile midis një burri dhe një gruaje, sepse spekulantët e kanë si qëllim në vetvete që ta fusim këtë çështje në një pyll ku të humbitet rruga.

E gjithë historia ka të bëjë me një situatë të ndjeshme, ku çdo individ të mos diskriminohet dhe të jetë i lirë, dhe këta individë me orientim të ndryshëm seksual i kanë këto të drejta.

Në vitin 2010-të qeveria e asaj kohe miratoi ligjin kundër diskriminimit, të cilin e kam duartrokitur. Por shikoj që agresiviteti për të imponuar atë që është kundër traditës sa vjen dhe po rritet”, u shpreh pastori Akil Pano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat