Arian Curri bën deklaratën e fortë: Dumani është kërcënuar nga Dubai me SMS

Shqipëria

Arian Curri bën deklaratën e fortë: Dumani është kërcënuar nga Dubai me SMS

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:03
Altin Dumani

Kryeprokurori i SPAK është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik nga një eksponent i krimit që ndodhet i strehuar në Dubai. Kështu u shpreh këtë të enjte gazetari Arian Curri.

Sipas tij, ky mesazh telefonik ka qenë edhe shkaku që Altin Dumani është shfaqur i frikësuar gjatë raportimit të tij një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

“Ti je aty për katër vite, por mua do më kesh pas gjithë jetën”.

Kjo është përmbajtja e SMS që ka marrë kreu i Prokurorisë së Posaçme sipas Currit, i cili nuk ka dhënë detaje se cili është kërcënuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat