Temperatura deri në 31 gradë! Si do jetë moti për këtë të premte

Shqipëria

Temperatura deri në 31 gradë! Si do jetë moti për këtë të premte

Më: 24 maj 2024 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.  Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 9 deri 26 °C

-në zonat e ulëta 12 deri 31°C

-në zonat bregdetare 14 deri 30 °C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat