BB nis zbatimin e projektit për qëndrueshmërinë klimatike dhe zhvillimin e bujqësisë

Shqipëria

BB nis zbatimin e projektit për qëndrueshmërinë klimatike dhe zhvillimin e bujqësisë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:13
I pranishëm ishte edhe drejtori rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bankën Botërore Sameh Naguib Wahba.

Kontributi i madh që bujqësia jep në ekonominë e vendit mbështetet nga një sërë projektesh, mes të cilëve edhe ai Bankës Botërore për qëndrueshmërinë klimatike dhe zhvillimin e agrokulturës që fokusohet në përmirësimin e sistemeve agro-ushqimore në vend.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e pranishme në ceremoninë e nisjes së zbatimit të projektit në Divjakë bëri të ditur se projekti vjen si një përgjigje të sfidave që sot bujqësia shqiptare ka.

I pranishëm ishte edhe drejtori rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bankën Botërore Sameh Naguib Wahba.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj shprehu bindjen se me mbështetjen e BB-së do të tejkalohen këto sfida dhe do të ecet drejt një të ardhme të afërt shumë më të qëndrueshme edhe ndaj problemeve që gjithë bota përballet, ajo e ndryshimeve klimatike.

Denaj tha se projekti ka 3 komponentë.

Komponenti i parë, theksoi ajo, është një financim i drejtpërdrejt që shkon për infrastrukturën e kësaj zone me gati 27 milionë euro për modernizimin e skemës së ujitjes dhe kullimit.

“Segmentimi i lartë i tokës dhe fakti që shuma prej 1 ha është sipërfaqja për më shumë se 90 % të fermave shqiptare sot, tregon se kemi një sfidë për të përballuar kur vjen çështja e implementimit të infrastrukturës digjitale dhe innovative”, u shpreh ministrja.

Ministrja theksoi se sot nuk janë problem tregjet, por sigurimi i produkteve bujqësore cilësore për të qenë konkurrues në tregje.

“Sot jemi krenarë që kemi arritur në 80 tregje elitare me gati 600 milionë dollarë eksporte vitin e kaluar dhe me një objektiv prej 1 miliard dollar për eksporte në 2030. Por mos të harrojmë se çfarë presioni përditë na ofron tregu i brendshëm dhe jo vetëm konsumatori shqiptar dhe ai turistik i vitit të kaluar, por ai turistik i këtij viti që do të tejkalojë 14 milionë turistë dhe do të shkojë drejt një rritje të prodhimit të brendshëm ushqimor me të paktën 2 miliardë dollarë. Atëherë si do të arrijmë ne një prodhim 2 miliardë dollar nëse do të jemi me ferma të vogla dhe me teknologji të prapambetur apo me një fuqi punëtore, e cila sa do të jetë e angazhuar sado të jetë e angazhuar në kohë nuk do arrij të nxjerri në kohë një produkt cilësor, e për të qenë konkurrues në treg”, u shpreh Denaj.

Një komponent i dytë shumë i rëndësishëm, shtoi Denaj, është edhe pjesa e përfshirjes së asaj që quhet ”Smart Agriculture”, për të ndihmuar sado pak fermerin të kuptoj se sa lehtë është të punosh me pjesën e infrastrukturës digjitale.

Projekti, vuri në dukje ministrja, do të përfshijë teknologji të avancuara dhe praktika inovative që do ndihmojnë në administrimin e tokave bujqësore nëpërmjet ujitjes dhe kullimit, sikurse sisteme të reja të monitorimit dhe kontrollit për cilësinë e tokës, nevojën për ujitje dhe përdorimin e produkteve plehëruese që do të lejojnë një reagim shumë të shpejtë ndaj kërkesave të bimës.

“Këto sisteme do të jenë të aksesueshme si nga fermerët, por edhe nga agronomët. Ky është një proces tjetër shumë i rëndësishëm i eksperiencës që do të marrin punonjësit dhe fermerët për të rritur efikasitetin e këshillimit bujqësor dhe cilësinë e produktit”, theksoi ajo.

Denaj më tej tha se standardet ushqimore janë një sfidë e përditshme e të gjithë prodhuesve shqiptar për të arritur atë cilësi që kërkon tregu ndërkombëtar.

Ajo informoi se një pjesë shumë e rëndësishme e komponentit të dytë të investimit në këtë projekt të Bankës Botërore, prej 65 milionë euro, është ai i ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm në atë që është sistemi i strukturës laboratorike, i cili nënkupton jo vetëm 6 pika të laboratorëve në pikat tona kryesore kufitare, por njëkohësisht modernizimm dhe mirëpajisje e laboratorëve për ISUV, AKVMB dhe AKU.

Sipas saj, çdo hap që hidhet drejt modernizimit të bujqësisë është një hap drejt një të ardhme më të sigurt, më të qendrueshme për fermerët dhe për konsumatorët shqiptar.

Ministrja shpjegoi se konponenti i tretë mbështetës është aksesi në tregje dhe formalizimi i kontratave dhe marrëdhënieve mes aktorëve.
“Do të ndërhyjmë nëpërmjet këtij projekti për të krijuar 5 tregje të reja në partneritet me bashkitë. Do të bëjmë të mundur daljen në treg edhe të prodhuesve të vegjël. Fermerët e Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës, Tiranës e Sarandës do të kenë mundësi të dalin në treg duke shmangur ndërmjetësit”, tha ajo.

Kështu, u shpreh Denaj, synojmë të mundësojmë rritjen e fitimit nga ana e prodhuesve dhe sigurimin e një produkti të standardizuar gjithëvjetor, jo vetëm për konsumatorin familjar, por njëkohësisht për hotelet, restorantet dhe shërbimin catering.

Përfaqësues i Bankës Botërore, Wapa u shpreh se sektori i bujqësisë është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm në Shqipërisë dhe përbën diku te 19% të PBB-së, punëson rreth 36% të fuqisë punëtore.

“Ne e kuptojmë fare mirë se sa rëndësi ka ky sektor për jetesën e familjeve shqiptare, por gjithashtu ne ndajmë vizionin e ministres dhe ministrisë dhe për sa i përket rritjes së konkurrueshmërisë të sektorit në kuadër më të gjerë. E kuptojmë dhe dimë fare mirë se ndryshimet klimatike janë një rrezik i qenësishëm si për sektorin e bujqësisë në vetvete, si për ekonominë në përgjithësi, por edhe për sa i përket ujitjes dhe kullimit në kuadër të pakësimit të burimeve ujore”, tha ai.

Sipas tij, programi do të ndihmojë sektorin agroushqimor dhe gjithashtu të zbusë problematikat që lidhen me rritjen e çmimit të energjisë dhe rritjen e sfidave të tjera në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Program do të mbështesë ndër të tjera modernizimin e ujitje-kullimit, modernizimin i tregjeve, krijimin e zinxhirëve të shkurtër të vlerës që të arrihet nga tregu në tavolinë sa më shpejt modernizimi dhe përmirësimi i monitorimit dhe një sërë elementësh të tjerë. Gjithashtu programi do të mbështesë edhe forcimin institucional dhe kapacitetet insitiucionale dhe do të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit europian, sidomos për sa i përket kapitujve 11 dhe 12.

“Ne si Bankë Botërore zotohemi të angazhohemi dhe të ndihmojmë këtë projekt në mënyrë që të jetë sa më i suksesshëm, sepse mënyra e strukturimit të tij na ka sfiduar në një farë mënyre që të fillojmë të jemi të suksesshëm në zbatimin e tij me qëllim që disbursimet të vijojnë më tej dhe të kemi mundësinë ta përshkallëzojmë më tej. Presidenti jonë i Bankës Botërore na e ka vënë këtë sfidë, që të punojmë në këtë mënyrë dhe të arrijmë rezultate para disbursimeve të mëtejshme”, deklaroi drejtori rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bankën Botërore Sameh Naguib Wahba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat