Metani raporton te “Ligjet”, socialistët ngrenë tonet ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Shqipëria

Metani raporton te “Ligjet”, socialistët ngrenë tonet ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:34
Artur Metani

Në raportimin e kreut të ILD-së, Artur Metani tha se gjatë vitit 2023 institucioni që ai drejton ka trajtuar rreth 6500 ankesa për organet e drejtësisë, të reja dhe të prapambetura. Ankesa janë trajtuar edhe për organet e posaçme të drejtësisë, si SPAK, GJKKO dhe shkalla e dytë e kësaj gjykate.

“SPAK: 81 ankesa, 54 janë trajtuar, 27 në proces. GJKKO: 41 ankesa, janë trajtuar 27. Apeli GJKKO: 40 ankesa 35 trajtuar. Gjykata e Lartë: 96 ankesa, 66 trajtuar. KLGJ: 18 ankesa, 13 trajtuar. KLP: 8 ankesa, 3 trajtuar. Mbledhja e komisionit u shoqërua edhe me debate. Deputeti socialist Plarent Ndreca e sheh problematik raportimin e kreut të ILD-së.

“E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë”, tha Ndreca.

“Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin”, tha Metani.  

Metani tha se ankesat më të shumta janë për Gjykatën e Tiranës dhe atë Administrative për shkak të vonesave në zbardhjet e vendimeve gjyqësore. Por ku raportimi vjetor i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, u prit me kritika të enjten në Komisionin e Ligjeve, ku relatori Plarent Ndreca sugjeroi se institucioni nuk kishte përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Metani u përgjigj se shqetësimet e tyre ishin jashtë kompetencave të tij ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat