Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares

Shqipëria

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:50
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela në një reagim në rrjetin e tij social “Facebook” ka  thënë se ish-kryeministri Sali Berisha ka një mbrojtje shumë të dobët juridike përballë drejtësisë. 

Ngjela ka paralajmëruar goditje të tjera nga SPAK.

“Ajo që të bën përshtypje është fakti që, në një apo dy ditët e fundit janë, lëshuar 50 urdhër-arrestesh për të korruptuarit,  dhe, nëpër banesa, deri tani, u janë gjetur e sekuestruar rreth 5 milionë Euro. Dhe aksioni duhet të vijojë. Kurse ish kryeministri i arrestuar, flet broçkulla mbrojtjeje, duke akuzuar të tjetër, nga dritarja e tij. Turp, dhe një gjendje e mjerë intelekti e tij. Asnjë i akuzuar që është tetëmbëdhjetë vjeç, nuk paraqet këtë gjendje fëminore në mbrojtje juridike, ashtu siç po dëgjojmë Sali Berishën. Turp. Këta të korruptuarit të shumtë, që mendohet se e kalojnë numrin 200 si të identifikuar, si drejtorë ministrish, ministra dhe kryetarë bashkish, kanë qenë në fakt rrjeta e ferrit që ka pushtuar Shqipërinë ekonomikisht, që ka degraduar pushtetin gjyqësor, që kanë vjedhur e kanë vrarë, që kanë shitur interesin e Shqipërisë dhe kanë shkatërruar arsimin; por që kanë shkatërruar dhe 600 uzina e fabrika në Shqipëri me urdhër të Beogradit. Këta të korruptuar, tanimë të identifikuar nga shërbimet e mëdha sekrete, në ndihmë të Shqipërisë, janë tani në dorë të SPAK, dhe shoqëria shqiptare po pret të dëgjojë identifikimin e emrave dhe fillimin e proceseve gjyqësore . Dhe koha duket se ka ardhur, dhe kjo kohë antikorrupsion tani dihet se drejtohet nga aleatët tanë të mëdhenj. Dhe duhet kujtuar me respekt fjala e Sekretarit të Departamentit të Shtetit në Uashington Anthony Blinken që botërisht tha: Do t'i shpëtojmë shqiptarët nga korrupsioni masiv.

Dhe kjo sigurisht që do të jeta kthesa historike e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat