Pranë lokalit të tij u vu lëndë plasëse, Stërkaj: Nuk kam asnjë konflikt

Shqipëria

Pranë lokalit të tij u vu lëndë plasëse, Stërkaj: Nuk kam asnjë konflikt

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:57
Policia

Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ka reaguar për News24 në lidhje me lajmin për vendosjen e një sasie lënde plasëse pranë biznesit të tij.

Sterkaj: Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua.

Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua.

Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat