Trafik armësh nga Kosova në Tiranë/ Përdornin linjat e autobusëve, zbardhet skema që përdorte grupi kriminal, dyshohet se…

Shqipëria

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë/ Përdornin linjat e autobusëve, zbardhet skema që përdorte grupi kriminal, dyshohet se…

Më: 24 maj 2024 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se grupi dyshohet se prej gati 1 viti trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë, ndërsa prej 8 muajsh ishin vënë në përgjim.

Blerim dhe Muhamed Krasniqi që janë kushërinj i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar.

Dyshohet se grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë.

Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat