“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon djalin pas aksidentit, alivanoset

Shqipëria

“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon djalin pas aksidentit, alivanoset

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij.

 

Policia dhe zjarrfikësit kanë kërkuar deri në orën 4 të mëngjesit, por pa asnjë rezultat.

Në një video të publikuar, shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri.

Mes të bërtimave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat