Ngjela për raportimin e Dumanit te “Ligjet”: Krimi i organizuar po shkatërronte shtetin! Kreu i SPAK…

Shqipëria

Ngjela për raportimin e Dumanit te “Ligjet”: Krimi i organizuar po shkatërronte shtetin! Kreu i SPAK…

Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:55
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela, në një lidhje Skype në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.

Ngjela tha se korrupsioni ne vendin tonë ka qenë në nivelet më të larta në Europë.

Ai tha se në vendin tonë krimi i organizuar po shkatërronte shtetin, ndërsa shtoi se referuar qetësisë së zotit Dumani në raportim, duhen pritur me optimizëm efektet e luftës anti-korrupsion.

“Korrupsioni tek ne ka qenë në një nivel të lartë në Europë. SPAK ka ecur deri tani por nuk ka qenë me goditje kaq masive sa kjo e fundit. Nëse do të kishte një shtet tjetër në botë kudo të ishin arrestuar 50 persona brenda një dite do të ishte një ngjarje botërore.

Këtu krimi i organizuar po shkatërronte shtetin. Ato që tha Dumani jam dakord, por a do të ketë konflikte të brendshme? A përgjohen të gjithë të korruptuarit? Ai ishte i qetë. Po presim me optimizëm luftën anti-korrupsion”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat