E cilëson të padrejtë transferimin në Burrel/ I dënuari me burgim të përjetshëm futet në grevë urie, ja çfarë shkruan në letër

Shqipëria

E cilëson të padrejtë transferimin në Burrel/ I dënuari me burgim të përjetshëm futet në grevë urie, ja çfarë shkruan në letër

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Burrelit, është futur në grevë urie prej pesë ditësh.

I burgosuri, Valmir Hoxha nga Malësia e Madhe e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një letre.

Gazetari Enver Doçi raporton se në letrën që Hoxhaj i ka dërguar thekson se transferimi i tij në këtë burg është i padrejtë pasi fillimisht e kanë transferuar nga burgu i Peqinit për në Reç të Shkodrës, por aty e kanë mbajtur vetëm 24 orë dhe më pas e kanë transferuar në Burrel.

I dënuari me burgim të përjetshëm thotë se ky transferim është i padrejtë dhe se argumenti i dhënë nuk qëndron pasi atje nuk i rrezikohet jeta, siç është një ndër arsyet e transferimit.

Në letrën e tij, Valmir Hoxhaj akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit që sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë duke futur brenda burgut sende të paligjshme dhe kjo nuk do të ishte e lehtë më pas.

Ai i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë dhe ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi deklaron se nënën e ka të sëmurë, në të kundërt – thotë ai, do të vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat