Klos, eshtrat njerëzore dalin në sipërfaqe, banorët: U dëmtuan gjatë hapjes së rrugës së Arbrit

Shqipëria

Klos, eshtrat njerëzore dalin në sipërfaqe, banorët: U dëmtuan gjatë hapjes së rrugës së Arbrit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Eshtra njerëzore vijojnë të qëndrojnë mbi tokë në fshatin Plan i Bardhë të Klosit. Banorët thonë se ato u dëmtuan në fillimet e hapjes së rrugës së Arbrit një dekadë më parë, ndërsa që prej atëherë nuk është interesuar askush.

Hapja e kësaj rruge është bërë për nevojë të zbritjes në segmentin e urës së Vashës. Haqif Skordha tregon që megjithëse i paralajmëruar vite më parë se aty ka varre, askush nuk e mori në konsideratë, ndërsa mjetet hapën rrugën për të zbritur në segmentin e rrugës së Arbrit.

Por edhe në këto 12 vite, asnjë institucion nuk e ka marrë mundimin për t’i sistemuar këto varre, duke bërë që eshtrat të jenë të ekspozuara në sipërfaqe.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht nga institucionet që të ndërhyjnë dhe të bëjnë të mundur jo vetëm rivarrimin e këtyre eshtrave, por edhe ndërtimin e një muri në mënyrë që varret e tjera aty të mos dëmtohen më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat