“Manifesti i Jetës” Qytetarët dalin në shesh kundër martesave gay: Të mbrojmë familjen!

Shqipëria

“Manifesti i Jetës” Qytetarët dalin në shesh kundër martesave gay: Të mbrojmë familjen!

Më: 24 maj 2024 Në ora: 19:58
Pamje nga protesta

Martesa e dy vajzave në Bashkinë Tiranë ka bërë që qytetarët të reagojnë për të mbrojtur familjen dhe vazhdimësinë e jetës.

Qindra qytetarë kanë dalë në shenjë proteste në Sheshin Skënderbej për të përcjellë mesazhin se familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur.

Gjithashtu qytetarët kanë firmosur peticionin për mbrojtjen e familjes. Një nismë e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës mblodhi në qendër të Tiranës, të rinj të reja, gjyshër si dhe prindër me fëmijë, për “Manifesti i Jetës”.

10 kërkesa të panegociueshme janë në peticionin që u firmos nga qytetarët, i cili më pas do t’i dërgohet Parlamentit.

Ata shprehen kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe nëna surrogate. 

Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

“Mos destabilizoni konceptin ligjor të familjes”, “Mos cenoni psikologjikisht fëmijët”, "Familja siguron të ardhmen e përbashkët”,  shkruhet në disa nga pankartat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat