Dashamir Shehi: Sistemi i pensioneve, të marrim borxh sikundër bëjmë për rrugët edhe për prindërit tanë

Shqipëria

Dashamir Shehi: Sistemi i pensioneve, të marrim borxh sikundër bëjmë për rrugët edhe për prindërit tanë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 20:03
Dashamir Shehi

Deputeti Dashamir Shehi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK tha se sistemi i pensioneve është në krizë, ndërsa theksoi se e kemi detyrim që të marrim para borxh, ashtu sikundër kemi marrë borxh për rrugët.

“Çfarë presim ne që të vdesin pensionistët që kanë pensione 150 apo 200 mijë lekë që të shpëtojmë skemën e pensioneve? Jo, ne duhet të marrim para borxh, siç marrim për rrugët, duhet të marrim edhe për prindërit tanë, të rrisim pensionet, pasi të gjithë ne e dimë se me aq sa marrin sot pensionistët nuk mund të përballojnë jetesën.

E kuptoni se çfarë ndodh, dalin pensionistët dhe thotë më ka dalë pensioni 200 mijë lekë dhe ndjehen të gëzuar, ndërkohë që ne e dimë se sa ditë mund të shtyhet me këtë shumë, kur kemi një rritje të çmimeve dhe kostove të jetesës”, tha Shehi.

Deputeti i opozitës ka bërë të ditura disa nga pikat e programit të LZHK-së, ndërsa vuri theksin në një reformë të vërtetë territoriale, e cila do i jepte një tjetër zhvillim bashkive në vend, do të kishte një shpërndarje më të drejtë të investimeve, përfshi këtu edhe zonat rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat