​Hapet sezoni turistik në Tropojë

Shqipëria

​Hapet sezoni turistik në Tropojë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Hapet sezoni turistik në Tropojë.

Me ftesë të kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë Qemal Minxhozi, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka marrë sot pjesë në Nikaj Mërtur të Tropojës, në hapjen e sezonit turistik.

Sveçla ka theksuar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për fshatrat e brezit kufitar që lehtësojnë jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova dhe Shqipëria kanë fatin e bukurive të panumërta natyrore. Ato i ngremë dhe zhvillojmë duke i vizituar, mbështetur e promovuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat