Berisha u drejtohet emigrantëve dhe diasporës: Jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri

Shqipëria

Berisha u drejtohet emigrantëve dhe diasporës: Jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri

Më: 24 maj 2024 Në ora: 21:36
Sali Berisha

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, u është drejtuar emigrantëve dhe diasporës, duke u thënë se janë kapitulli i parë i demokracisë në Shqipëri.

Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u drejtohet duke u thënë se në vendet ku jetojnë dhe punojnë janë u bënë “zëdhënësit e lirisë të një kombi të shtypur dhe kontribuuat me të gjithë mundësitë që diktatura të shembej”

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, zëdhënësve të të vërtetave të një kauze të drejtë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platformës të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë të vërtetat e mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët në të katër anët e dheut.

Të dashur miq, sonte unë dua t’u drejtohem në emër tuaj, në emër të PD, emigrantëve dhe anëtarëve të diasporës shqiptare kudo që janë.

Si fillim dua të heq mënjanë një keqkuptim si ish-president, ish-kryeministër, më duhet të them se emërtimi juaj emigrantë apo diasporë është një zvogëlim i asaj çka ju përfaqësoni në të vërtetë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Sepse rëndësia jetike që ju keni për kombin, roli që keni pasur në historinë e Shqipërisë tejkalon atë të çdo diaspore tjetër në botë.

Prandaj doja që në fillim të bëja këtë sqarim.

Ju përfaqësuesit e emigracionit dhe diasporës ishin zëri i vetëm i kombit shqiptar 45 vite pa zë në botë.

Ju u bëtë zëdhënësit e lirisë të një kombi të shtypur dhe kontribuat me të gjithë mundësitë tuaja që diktatura të shembej.

Por, historia e demokracisë shqiptare është gjithashtu një epope heronjsh dhe guximtarësh që u larguan në emigracion.

Shpesh flitet për guxim epik të studentëve të dhjetorit, dhe u garantoj se ai guxim epik ishte.

Por nuk flitet aq sa duhet se ky guxim u inspirua nga rebelimi juaj epik, nga kryengritja juaj epike kur thyet Murin e Berlinit në Tiranë dhe vërshuat në oborret e ambasadave të vendeve të lira.

Ju nuk jeni thjesht emigrantë ju që u larguat në ambasada.

Ju ishit autorë të kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri.

Ju ishit fitili që eksplodoi revolucionin antikomunist shqiptar. Rrezikuat asokohe 99 përqind jetën tuaj për 1 përqind shans lirie. Dhe atë 1 përqindësh e shndërruat në ëndrrën epokale të Shqipërisë për liri, dinjitet dhe demokraci”, tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri u bën thirrje emograntëve të mos marrin pjesë në takimin e organizuara nga Rama në Milano.

“2 milionë euro për mashtrim miq nga Edi Rama me fanatikët e tij dhjamur.

Po për çfarë po vjen te ju?

A mos po vjen të anunlojë votën e diasporës? Jo, jo, ai ka frikë të tmerrshme nga vota juaj.

Votën tuaj do e garantojë vetëm PD, vetëm opozita shqiptare.

Mos po a po vjen Edi Rama te ju që minimalisht t’ju kërkojë falje, se ju shkërmoqi ëndrrën tuaj shqiptare, u detyroi të hipni në gomone dhe të merrni rrugët e dheut? Jo përkundrazi. Në vend të fjalës ndjesë, ai po vjen me fjalën krenari!

Krenar se u përzura nga Shqipëria. O turp, nuk mund të kesh emër tjetër përveçse Edi Rama.

Po pse vjen Edi Rama?

Cila është pra arsyeja e këtyre ekskursioneve 2-milionëshe të Edi Ramës me patronazhistët grabitqarë?

Arsyeja është se kërkon të përvetësojë arritjet tuaja të jashtëzakonshme. Ai po vjen që të marrë meritat e punës që keni bërë me shpatullat, me shpirtin, me gjenin tuaj. Keni ngadhënjyer kudo që keni shkuar.

Mbi kurrizin tuaj, ai kërkon të ringjallë imazhin e tij të kalbur. Sepse shqiptarët në Shqipëri e kanë braktisur. Dhe tani kërkon të thotë se të paktën më do emigracioni dhe diaspora!

Por Edi Rama e ke të kotë!

Sikur gjithë flamujt kuq e zi në botë të marrësh me vete, nuk e mbulon dot antishqiptarizmin tënd. Nuk mbulon dot me asgjë pashpirtësinë e tij, armiqësinë e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës, kombit shqiptar.

Emigrante dhe emigrantë, shqiptare dhe shqiptarë në diasporë, ju për kombin jeni heronjtë e tij. Çdo komb në botë mund të ekzistojë pa diasporën e tyre, por kombi shqiptar dhe Shqipëria nuk ekziston dot pa emigracionin dhe diasporën e saj.

Ndaj dhe thirrja e shqiptarëve sot në të katër anët e Shqipërisë, në të katër anët e dheut, mos e lejoni këtë hipokrizi 2 milionëshe euro të Edi Ramës, arkitektit famëzi të shpopullimit të Shqipërisë.

Mos lejoni të përdoreni si spot publicitar për regjimin e kalbur të narkoshtetit të Edi Ramës.

Dhe ç’është e vërteta, nuk po e lejoni. Sepse takimi në Greqi vërtetoi se Rama u braktis masivisht nga ju.

Por nuk mjafton ta braktisni. E vërteta duhet të dalë në shesh. Edi Rama duhet refuzuar!

Ky është një apel, një thirrje zemre për çdo emigrant shqiptar. Refuzoni Edi Ramën! Refuzojeni për dinjitetin tuaj së pari. Ai nuk vjen të takohet me ju! Ai nuk po vjen për ju”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat