Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat joetike dhe joligjore të mbledhjes së kredive në vonesë

Shqipëria

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat joetike dhe joligjore të mbledhjes së kredive në vonesë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to, në drejtim të praktikave joetike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron t’i referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën çështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë: “Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posaçëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo joetike në veprimtarinë e tyre.

Çdo anëtar i kësaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend” rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë, dhe çdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave joligjore, joetike, korruptive. Institucionet e mikrokredisë mbajnë të njëjtën licencë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte. Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhënieje.

Kredidhënia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e çdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale. E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e çdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër.

Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientët mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat