Kapen 7 pako kokainë në portin e Durrësit, ishin fshehur brenda një furgoni me targa angleze. Arrestohen dy persona

Shqipëria

Kapen 7 pako kokainë në portin e Durrësit, ishin fshehur brenda një furgoni me targa angleze. Arrestohen dy persona

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë është zbuluar në portin e Durrësit. Sipas burimeve nga policia, lënda narkotike, e ndarë në pako, ishte e fshehur nën sediljen e furgonit të linjës “B.Travel”.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pritet të peshohet lënda narkotike e dyshuar kokainë. Burime nga grupi të hetimit, furgoni bënte linjën Shqipëri-Itali-Angli.

Policia kufitare ka ushtruar kontroll në furgonin e mallrave me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se brenda mjetit ishin fshehur 7 pako kokainë.

Gjatë kontrollit të detajuar, kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, 38 dhe 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat