Asfaltohet rruga “Gjergj Elez Alia” në Astir. Veliaj: Çdo lagje është prioritet

Shqipëria

Asfaltohet rruga “Gjergj Elez Alia” në Astir. Veliaj: Çdo lagje është prioritet

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve në bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme rrugore.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot nga puna për asfaltimin e rrugës “Gjergj Elez Alia”, në Astir.

“Nga rruga “Gjergj Elez Alia”, në Astir, ku ekipi ynë ka kryer asfaltimin e saj. Çdo lagje është prioritet”, shkruan Veliaj.

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë gjatë natës, duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat