Lëndë narkotike, armë zjarri dhe 11 telefona, çfarë u gjet në banesën e policit të arrestuar për drogë në Fier

Shqipëria

Lëndë narkotike, armë zjarri dhe 11 telefona, çfarë u gjet në banesën e policit të arrestuar për drogë në Fier

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një polic është në mesin e të katër arrestuarve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Fier-Berat nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Lorenc Gropën, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gjatë operacionit, u ushtrua kontroll në banesën e policit ku u gjetën një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr.

Pastaj, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat