Çfarë e shtyu 21-vjeçaren t’i jepte fund jetës? I dashuri i arrestuar e konstatoi të vdekur, më pas mori telefonin…

Shqipëria

Çfarë e shtyu 21-vjeçaren t’i jepte fund jetës? I dashuri i arrestuar e konstatoi të vdekur, më pas mori telefonin…

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet, me armën e shërbimit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson rreth mesazhit të dërguar për herë të fundit nga e reja, përpara se të merrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e policja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat