Dashamir Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat

Shqipëria

Dashamir Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:22
Dashamir Shehi

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK dashamir Shehi, është bashkuar me ekrem spahinë kryetarin e Partisë lëvizja e Legalitetit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK për parapërgatitjet zgjedhore, Shehi shprehu kritika të forta ndal koalicionit opozitar me PD dhe LSI-në të cilët sipas tij e kanë konsideruar si ndërmarrje për të hallet e veta.

Sipas shehit, rrugëtimi një vjecar deri në zgjedhjet e ardhshme për opozitën do të jetë i vështirë.

Kreu i LZHK sqaroi edhe pse vendosi të ndahet nga aleatët e tij tradicionalë dhe se cfarë e dallon nga ata dhe si pikë të parë renditi detyrimin për një jetë normale parlamentare duke e konsideruar luftën e deritanishme të opozitës të humbur.

Kritik ishte edhe për qëndrimin për reformën zgjedhore.

Dallimin e tij dhe të LZHK me ish aleatët e bëri edhe për qëndrimin ndaj institucioneve te reja të drejtësisë.

Por ajo që Dashamir Shehi e cilëson si më të rëndësishmen është raporti që opozitarët mbajnë ndaj ndërkombëtarëve duke shprehur kritika sidomos ndaj atyre që I sulmojnë.

Pikërisht për këto arsye shehi tha se rrugëtimi drejt zgjedhjeve të 2025 do të jetë I ndarë nga partitë e tjera të opozitës.

Në këshillin kombëtar shehi ritheksoi qëndrimin lidhur me reformën zgjehdore për të cilën tha se LZHK kërkon listat e hapura, votimin elektronik dhe votën e diasporës. Ndërsa si projeksion të programit zgjedhor të LZHK renditi tre pika kryesore për zhvillimin e ekonomisë duke u ndalur tek industrializimi I vendit, investimet massive në bujqësi dhe sistemin e pensioneve.

Me shpresën për të qenë fitues Dashamir shehi tha se LZHK do të bëjë ndryshimin e Kushtetutës për sistemin politik, për balancat e pushtetit dhe reformën administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat