“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim”, 52-vjeçari shpërthen në lot para trupës gjykuese, plagosi disa herë me thikë bashkëshorten në Tiranë

Shqipëria

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim”, 52-vjeçari shpërthen në lot para trupës gjykuese, plagosi disa herë me thikë bashkëshorten në Tiranë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Jakup Shahun, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten, Edlira Shahu.

Anila Hoxha raporton se prokurori i çështjes i tha gjyqtarit Albert Meca se i dyshuari pasi e goditi tre herë me thikë gruan i deklaroi të bijës “ ja ku e ke nënën”.

Prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë.

Nga ana tjetër autori Jakup Shahu tregoi versionin e tij , duke kujtuar se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari, i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.

Anila Hoxha raporton se me kërkesë të akuzës gjykata e la nën arrest me burg për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë të Edlira Shahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat